Site icon Telegrafi

Fotot e papërpunuara të Jennifer Lopez, një pjesë e trupit të saj duket dukshëm ndryshe

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është fotografuar teksa po shëtiste rrugëve të New Yorkut dhe fotot e saj të papërpunuara treguan se si duket në të vërtetë ky yll.

Këngëtarja zgjodhi për shëtitje xhinse të gjera, të cilat i kombinoi me një bluzë të shkurtër jeshile të errët që i zbulonte stomakun.

Nga fotot duket se këngëtarja e njohur ka humbur shumë peshë së fundmi dhe shumë janë shokuar që beli dhe barku i saj nuk ishin të lëmuar apo të tonifikuar, si në fotot e rregulluara.

Foto: Jennifer Lopez / DailyMail

Vëmendje tërhoqi edhe vija e mprehtë në mes të barkut, për të cilën shumë mendojnë se është rezultat i kirurgjisë estetike apo liposuksionit.

Në rrjetet sociale barku i saj duket shumë ndryshe.

Meqë ra fjala, 54-vjeçarja Jennifer prej vitesh pohon se nuk ka pësuar asnjë korrigjim estetik në jetën e saj dhe se pamja e saj rinore është për shkak të dietës dhe stërvitjes. /Telegrafi/

Exit mobile version