Një album me 73 fotografi private të papublikuara më parë të Adolf Hitlerit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nazistë të realizuara gjatë Luftës së Dytë Botërore është shfaqur në Britaninë e Madhe, raporton “Daily Mail”.
Fotografi Edward Dean e ka marrë albumin si kujtim, kur hyri në bunkerin e Berlinit, ku diktatori nazist dhe gruaja e tij, Eva Braun thuhet se vranë veten.
Dean ia shiti albumin një koleksionisti në vitet ’80 dhe pas disa kohësh doli në ankand, shkruan Dita.
Në një prej imazheve shihet Hitleri para një turme fëmijësh që e përshëndesin ndërsa në fotografi të tjera shfaqen zyrtarë të lartë të Rajhut të Tretë, si kreu i SS, Heinrich Himmler, shefi i propagandës naziste, Joseph Goebbels, apo komandanti suprem i Luftëaffe, Herman Goering.
Tim Harper, i shtëpisë së ankandeve “C & T Auctions”, thotë se “mund të sigurojë 100% autenticitetin e këtij dokumenti historik, pasi në kapakun e albumit shihet një svastika tipike e SS dhe pohon se “albumi është i Braun, sepse u gjet në dhomën e saj të gjumit”.