Telegrafi

Fotot e dasmës së këtij çifti zemëruan shumë persona: Çifti më i neveritshëm që kam parë ndonjëherë

Fotot sociale të një çifti të panjohur u përhapën në rrjetet sociale, dhe tema e pazakontë e dasmës tërboi shumë.

Gjegjësisht, të sapomartuarit pozuan si një skllav dhe një pronare skllavi në një plantacion, dhe ai madje kishte pranga në duar.

“Në 1842, ditët kaluan dhe gjithçka ndryshoi, dashuria jonë u bë më e fortë, ai nuk ishte më një skllav, ai ishte pjesë e familjes”, lexohet në përshkrimin e një prej fotografive.

Nuk është e qartë nëse këto janë foto të vërteta të dasmës apo janë krijuar si shaka, por duke gjykuar nga komentet, nuk ishte qesharake për shumë.

“Kur i shoh njerëzit që bëjnë kështu, kjo vërtetë nuk është aspak e mirë. Nuk ka diçka të tillë si pëlqimi i skllevërve, dhe abuzimi seksual i skllevërve meshkuj ishte i vërtetë”.

“Mendoj se kjo është më e neveritshmja që kam parë ndonjëherë”, ishin disa nga komentet më negative që morën ky çift. /Telegrafi/