Ajo është një prej bandave më famëkeqe në dy kontinentet amerikane dhe ndoshta edhe në botë.
“Mara Salvatrucha”, ose njohur shkurt si MS-13, ka mijëra anëtarë në El Salvador.
Një fotograf vizitoi një burg të sigurisë së lartë në El Salvador ku mbahen 2600 të burgosur vetëm nga kjo bandë.
Karakteristikë e tyre janë tatuazhet që u mbulojnë fytyrën.
Ata vijnë nga shtresa të margjinalizuara dhe në skamje ekstreme, transmeton tema.
Janë gati të vrasin dhe të bëjnë gjithçka për pak para.