Telegrafi

Fotot e 91-vjeçarit që ia sjellin Ganës gjallërinë

James Barnor nisi të bëjë fotografi në vitet 1940, pasi ia dhurojnë fotoaparatin “Baby Brownie”. Sot, si 91-vjeçar, ai është fotografi i parë ganez i shtypit ndërkombëtar që nga koha e pavarësisë.

Barnor ende bën foto, për qejfin e vet, duke mbajtur edhe një kurs të fotografisë digjitale në shtëpinë e vet. Puna e tij përgjatë 75 vjetëve pasqyron historinë e larmishme të shoqërisë ganeze dhe britanike, meqë ka jetuar për shumë vjet në të dy shtetet. Kjo veprimtari tash po pasqyrohet në një ekspozitë në galerinë “Serpentine” të Londrës. /Telegrafi/