Edhe nëse nuk mund të udhëtoni diku larg në vende ekzotike për pushime verore këtë vit, mund t’i shijoni këto pamje nga marka e Rihannas.
Fotosesioni i fundit nga Savage x Fenty, së bashku me grupin e ambasadoreve dhe adhuruesve të rrobave të larjes, është quajtur ‘Cabo Crush’ dhe pamja tropikale u krijua në partneritet me artistin, fotografin dhe krijuesin e filmit, Rafael Perez.
Të tjerat modele të cilat morën pjesë janë: Brenda Senyana, Kortney Russell, Gerlind Anagho dhe fotografja Sariena Luy.
Ato u zgjodhën pas thirrjes nga Rihanna për fanset dhe modelet për të dërguar fotot shkrepura nga vetë ato në shtëpi me temën e dhënë nga marka.
Të katër modelet dërguan fotografitë e tyre në Vogue US dhe vlerësuan përkushtimin e Savage x Fenty për llojllojshmërinë, përfshirjen dhe pozitivitetin e trupit.
“Ata kanë bërë hapësirë që gratë me ngjyrë dhe gratë me madhësi ‘plus-size’ të jenë seksi “, tha Brenda Senyana, duke shtuar se dëshiron të përdorë këtë fushatë për të ndihmuar fansat “të ndjehen të çliruar për të jetuar me besim në trupat e tyre”.
Shkoni poshtë për të parë se si ato prezantuan koleksionin:
/Telegrafi/