Site icon Telegrafi

Fotolajm: Munishi iu përkulet tifozëve

Tifozët e Vushtrrisë, Forcat, ishin forca shtytëse e Llamkos Kosovës gjatë tërë edicionit duke e mbushur stadiumin pothuajse në çdo lojë për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës drejt titullit të parë në histori të klubit.

Për tërë mundin e bërë, trajneri i kësaj skuadre Ismet Munishi iu falënderua atyre në mënyrë të veçantë dhe speciale duke iu përkulur atyre. /Telegrafi/ 

Exit mobile version