Site icon Telegrafi

Fotoja që po trondit rrjetet sociale: Një jashtokësor në aeroplan apo thjesht iluzion optik?

Një iluzion optik “rrëqethës” i jetës reale në një aeroplan po u jep përdoruesve të rrjeteve sociale një përvojë të pakëndshme me shumë njerëz që e krahasojnë imazhin me personazhin alien në filmin “ET”.

“Pothuajse e ula vetë këtë aeroplan”, deklaroi personi që e postoi foton e cila u shkrep gjatë një fluturimi që nuk u bë i ditur.

Fotoja tregon atë që duket si një pasagjer me mustaqe me një kapelë të zezë që vështron personin e me një sy gjigant, përcjell Telegrafi.

“Është një alien atje”, komentoi një përdorues.

“Unë do të kërceja jashtë”, tha një tjetër.

Por, siç vunë në dukje disa përdorues me sy të mprehtë, pasagjeri nuk ishte jashtokësor, por dikush me kapelë të vendosur në kokë dhe kufje në vesh.

“Ky është një person me kapelën e tij të kthyer prapa dhe gjëja e zezë që duket si një kokërr syri është një kufje”, sqaroi një përdorues. /Telegrafi/

Exit mobile version