Yjet e Paris Saint-Germain kanë qenë të pranishëm në ditëlindjen e Thiago Silvas, por aty mungoi Edinson Cavani.
Kylian Mbappe ka qenë ai që e ka postuar një foto ku shihet e gjithë skuadra në ditëlindjen e brazilianit.
Në foto shihet mungesa e sulmuesit Cavani, që tashmë e ardhmja e tij është në pikëpyetje.
Gjithçka nisi kur Cavani dhe Neymar kishin kacafytje mes vete për gjuajtjet e lira dhe penalltitë në ndeshjen ndaj Lyon.
Cavani e kishte fituar betejën dhe kishte gjuajtur penalltinë në këtë ndeshje dhe pas kësaj Neymar kishte filluar të mos e ndjek më në Instagram.
Sipas raportimeve Neymar ka kërkuar nga klubi që Cavani të shitet sa më shpejt që është e mundur.
Lojtari kërkohet nga gjigant evropian si Juventus, Chelsea, Borussia Dortmund, Napoli dhe Everton.
Lajmi i fundit është se klubi i ka ofruar Cavanit bonus prej 1 milion euro që të heq dorë nga penalltitë .
Zënka mes Neymarit dhe Cavanit ka ndikuar keq te skuadra, ku skuadra menjëherë ka marr një barazim ndaj Montpellier. /Telegrafi/