Site icon Telegrafi

Fotoja e kësaj vajze të vogël ka prekur gjithë botën

Një fotografi e një vajze nga Egjipti, e cila nuk duket më e vjetër se 7 vjeç, ka prekur zemrat e të gjithë përdoruesve të internetit.

Vajza e pastrehë shihet ulur në rrugë para një dyqani që shet pajisje elektronike, duke shikuar një film të animuar në një TV ndezur brenda lokalit.

Fotografia është bërë hit në internet, prej se u shpërnda në Twitter dje. Fotografia u publikua me mbishkrimin:

“Një vajzë egjiptiane duke shitur peceta përderisa shikon një film të vizatuar jashtë një dyqani. Ajo harroi çdo gjë dhe për një sekondë iu kujtua se është fëmijë”.

 

Exit mobile version