Telegrafi

Fotografuan shtëpinë e Erdoganit në Stamboll, arrestohen çifti izraelit për spiunazh

Një çift izraelit u arrestua për spiunazh pasi fotografuan rezidencën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.

Agjencia Anadolu raporton se një shtetas turk është arrestuar të premten mbrëma, duke deklaruar se policia ka intervenuar pas një denoncimi nga një oficer që punon në kullën radiotelevizive Camlica në anën aziatike të Stambollit.

Një informator tha se të dyshuarit kishin fotografuar shtëpinë e presidentit turk nga një restorant në një kullë televizive në fillim të kësaj jave dhe do të akuzoheshin për “spiunazh politik dhe ushtarak” në një gjykatë në Stamboll.

Ministri i Jashtëm, Jair Lapid mohoi që çifti punonte për “shërbimet izraelite të sigurisë” dhe konfirmoi se ministria ishte në kontakt të rregullt me izraelitët e arrestuar, citon belfasttelegraph.

Gazeta izraelite “Haaretz” identifikoi çiftin si Natalie dhe Mordi Oknin dhe duke iu referuar avokatit të tyre mësohet se ata kanë fotografuar nga traget pallatin Dolmabahçe të ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane.

Pjesë të pallatit, të vendosura në anën evropiane të qytetit, përdoren si zyra e punës së presidentit. /Telegrafi/