Telegrafi

Fotografonte shpezët pranë liqenit, i shfaqet në qiell reja në formë rose (Foto)

Margaret McEwan ka qenë duke i fotografuar disa shpezë pranë një liqeni në Berkshire të Anglisë, kur në qiell u shfaq një re me formësim të veçantë.

Pos që ngjante shumë me rosat, dukej sikur shkonte edhe në të njëjtin drejtim, transmeton Telegrafi.

Reja që ngjanë me rosat

Këndi prej nga është shkrepur imazhi, e bëri të duket sikur janë së bashku në të njëjtin grup.

“Sigurisht është mbrojtësi i rosave, kishte ngjashmëri të madhe me to”, ka thënë me mahi McEwam, lidhur me fotografinë që po qarkullon në internet. /Telegrafi/