Telegrafi

Fotografonte pyllin që po digjej, por kap diçka të pazakontë (Foto)

Një grua ka publikuar disa foto të pazakonta, teksa digjej shtëpia e saj në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jeanette Empey ka kapur momentin dramatik, ku sipër malit është paraqitur një pamje e çuditshme, të cilën e ka cilësuar si fantazma që u bë engjëlli mbrojtës i zjarrfikësve.

Ajo i ka publikuar fotot dhe ka shkruar: “Prona ime është përfshirë nga flakët dhe zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të fikur dhe ndaluar përhapjen e zjarrit. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe ky ishte engjëlli që po i mbronte tërë kohës”, tha ajo.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ndërsa ka nga ata që dyshojnë në vërtetësinë e fotove.