Shumë prej nesh i drejtohemi recetave dietike pasi kemi zbrazur frigoriferin. Por tashmë ekziston një mënyrë që ne të kontrollojmë sasinë e kalorive që po marrim në trup përmes publikimit të fotografive në Instagram.
Im2Calories është aplikacioni më i ri i Google që do të zbulojë vlerën ushqyese të ushqimeve nga imazhet që ju do të postoni në Instagram. Sistemi me të cilin funksionon ky aplikacion, njeh imazhet dhe llgarit kaloritë e përbërësve që paraqiten.
Programi kërkon përmirësime të tjera, – ka shpjeguar eksperti i Google, Kevin Murphy, sipas “Popular Science”. Megjithatë jo gjithmonë arrin të njohë atë çfarë ka në pjatë, edhe pse përdoruesi mund të korrigjojë manualisht rezultatin dhe të “ndihmojë” programin të kuptojë më mirë.
Big G ka nisur procesin për patentën teknologjike, që mund të shërbejë dhe për përmirësimin e shëndetit. Aplikacioni mund t’i thotë përdoruesit edhe se sa aktivitet fizik ka nevojë të kryejë, në bazë të ushqimit që ka marrë.
Google ende nuk ka thënë se kur do të jetë i disponueshëm ky app, apo edhe koston që do të ketë.