David Ogden ka bërë fotografi në të ashtuquajturin Tempulli i Tigrave në Tajlandë, që tashmë është e mbyllur për vizitorë.
Në shkrepjet e bëra, 45-vjeçari zuri një tigër që ishte hedhur nga uji dhe dukej sikur po mbahej në bisht, transmeton Telegrafi.
“Tërë dosjen e fotografive që i realizova më 2014, i gjeta pa dashje teksa po kërkoja për diçka tjetër. Kur i postova, nisa të marr shumë pëlqime në njërën fotografi”, ka shpjeguar Ogden.
Ndjekësit e tij, e kishin krahasuar pozitën e tigrit, sikur të personazhit nga filmi i animuar Winnie the Pooh, që lëvizë duke kërcyer me bisht.
Tashmë imazhi është shpërndarë në internet, meqë shumë rrallë mund të shihet kjo gjallesë në këtë pozicion. /Telegrafi/