Site icon Telegrafi

Fotografohet shpirti i vdekur në muzeun britanik

Shumë njerëz thonë se ish gjyqi, burgu dhe vendi ku janë ekzekutuar kriminelët, ndërsa sot muzeu “Galleries of Justice” në Nottingham, është njëri prej vendeve më të mallkuara në Britaninë e Madhe. Qindra të arratisur, vrasës dhe hajna janë varur publikisht në këtë vend.

Shumë vizitorë të këtij muzeu thonë se kanë parë gjëra të tmerrshme në këtë muze, kanë dëgjuar erëra të çuditshme dhe vazhdimisht dëgjojnë krismën e çelësave të burgut. Një çift nga Britania e madhe thotë se ka dëshmi që kanë parë një qenie të mbinatyrshme në këtë muze dhe e kanë fotografuar.

Christine Spice në shoqërinë e bashkëshortit Denyer në fillim të këtij muaji vizitoi ish burgun dhe gjykatën dhe fotografoi një masë të tejdukshme e cila i përngjan një trupi të një mashkull i veshur me veshjet e një periudhe të mëhershme.

“Me të hyrë në muze kemi ndier praninë e një fuqie negative. I thashë Denyerit se ndoshta është më mirë të largohemi që aty pasi kisha frikë. E ndjeja rrezikun, ndërsa frymëmarrja ime dhe rrahjet e zemrës mu shpejtuan. Më hyri frika në palcë. Fillova të ndiej një erë të pakëndshme. Atëherë kam vrapuar jashtë. E ndjeja praninë e një të keqe të madhe. Kur pamë fotografinë të cilën e kishim bërë, pamë një shkëlqim të bardhë në formë të njeriut i cili dukej i rrezikshëm dhe kërcënues”, tha Christine.

Muzeu “Galleries of Justice” shërbeu si gjykatë deri më 1375 ndërsa si burg deri më 1449. Në muzeun e sotshëm gjenden të paprekura qelitë e burgut, vendet e izolimit dhe dy dhoma të gjykatës. /Telegrafi/

Exit mobile version