Site icon Telegrafi

Fotografohet në atë mënyrë, që të duket sikur është në momente intime me të dashurën (Foto)

Rain Yokahama nga Japonia është një beqar, që po improvizon skena të ndryshme, se kinse është së bashku me partneren.

Adoleshenti shfrytëzon kënde të ndryshme për tu fotografuar, që të duket sikur është duke kaluar momente intime me të dashurën, transmeton Telegrafi.

Me anë të parukës dhe thonjve të vet të lyera me ngjyrë, bën të duket sikur është duke bërë lojëra të ndryshme edhe pse pranë tij nuk ndodhet askush.

“Në kohën kur të gjithë vuajnë nga mungesa e partneres, kopjoni këtë të ri që të mashtroni së paku në rrjetet sociale” është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version