Kohë më parë është parë modeli i fundit i prodhuesit Lamborghnini, derisa bënte testime nëpër rrugë.
Njohësit e makinave i kanë dhënë nota të larta këtij modeli, megjithëse bazoheshin vetëm në supozime, transmeton Telegrafi.
Por, me fotografitë e reja të siguruara nga Horsham, shihet se kemi të bëjmë me një ‘bishë metalike të prodhuar nga njeriu’. Kështu është komentuar Huracane Superleggera, që prodhuesi italian e ka mbajtur fshehur deri më tani.
Makina 5.2-litra V10 pritet të ketë 650-kuaj fuqi, ndërsa nuk bëhet e ditur se kur do të lansohet. /Telegrafi/