Site icon Telegrafi

Fotografohet bufi i rrallë, kujtohej i zhdukur që nga vitet e 60-ta

Studiuesit besonin se kjo specie ishte zhdukur. Ishin shfaqur vetëm katër të tillë në 1937 dhe një në vitin 2002, më pas asnjë shenjë.

Megjithatë, bufi i rrallë me emrin Lori, i gjatë 15-25 centimetra është gjallë dhe në gjendje të mirë.

Gjitari me sytë e ndritshëm dhe të gjerë, që ‘vendbanimin’ e tij natyral e ka në pyjet tropikale të Indisë jugore dhe Sri Lanka, ishte fotografuar nga një ekip shkencëtarësh i Shoqërisë Zoologjike të Londrës, të cilët ishin të përfshirë në një kërkim.

Sipas ekipit të ekspertëve, bufë të tillë si Lori, mund të jenë në më pak se 60 në mbarë botën.

Exit mobile version