Fotografja e njohur Rachel Moore ka kapur një fotografi mahnitëse nga afër të syrit të një balene femër, duke zbuluar shikimin e gjallë të krijesës madhështore me detaje mahnitëse.
Moore, e pasionuar pas oqeanit, e bëri fotografinë më 6 tetor 2024, pranë Tahitit.
Pamja nxjerr në pah fushën e gjerë të shikimit të ofruar nga syri i balenës i cili mbrohet nga një shtresë e trashë, një yndyrë unike izoluese që gjendet te gjitarët detarë, e cila ndihmon në rregullimin e temperaturës dhe siguron mbrojtje, përcjell Telegrafi.
Moore e quajti me dashuri balenën “Vajza e ëmbël”, duke e vlerësuar moshën e saj midis tre dhe katër vjeç.
Por, tragjikisht, takimi i tyre u ndërpre kur balena u godit dhe u vra nga një anije me shpejtësi vetëm dy ditë më vonë.
“Të notosh me këto qenie madhështore është një privilegj dhe respektimi i hapësirës së tyre është thelbësor – nuk ka nevojë të ndjekësh apo të detyrosh ndërveprimet. Në raste të rralla, balenat mund të zgjedhin të ndërveprojnë sipas kushteve të tyre. Ky moment i kontaktit me sy ishte përtej ëndrrave të mia më të çmendura. Unë kurrë nuk kam takuar një balenë si kjo dhe ishte përvoja më thellësisht e bukur e jetës sime. Ndihem e privilegjuar që më lejoi të kap bukurinë dhe jetën brenda syve të saj”, shkroi Moore në Instagram.
Imazhi titullohej “Galaktika në sytë e saj”. /Telegrafi/