Site icon Telegrafi

Fotografitë zemërthyese nga udhëtimi i fundit i përbashkët i familjes së Bryant

(Foto: Marksman/MEGA)

Në internet janë publikuar disa fotografi zemërthyese të Kobe Bryant duke shijuar udhëtimin me familjen e tij në Disneyland, disa muaj para vdekjes.

Legjenda e basketbollit dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna, e humbën jetën së bashku me shtatë njerëz të tjerë kur helikopteri me të cilin udhëtonin, u rrëzua në Calabasas të Kalifornisë.

Lexo po ashtu Kobe Bryant ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë - vajza e tij e preferuar vdiq bashkë me të në aksident

41-vjeçari Kobe dhe gruaja e tij 37 vjeçare, Vanessa, ishin fotografuar javë më parë, së bashku me të ndjerën Gianna dhe dy vajzat tjera, Natalia (17 vjeçare) dhe Bianka (13 vjeçare), derisa po e shijonin atmosferën në parkun e popullarizuar.

(Foto: Marksman/MEGA)

Vajza e katërt e çiftit, Capri, ishte vetëm katër muajshe në kohën e udhëtimit (që kishte ndodhur në tetor të vitit të kaluar), prandaj nuk e morën me vete.

Në njërin prej imazheve, ata shihen duke u takuar një maskotë të Minnie Mouse dhe një tjetër fotografi grupore, Kobe e mban në shpinë trevjeçaren Bianka, teksa i ka hedhur krahët mbi Vanessan dhe Giannan, tashmë të ndjerë.

(Foto: Marksman/MEGA)

Anëtarët e familjes së Bryant kanë qenë vizitorë të shpeshtë të Disneylandit, madje kanë shkuar deri në katër herë në muaj, ndërsa Kobe dhe Vanessa e kanë vizituar shpesh edhe vetëm për ta kujtuar të kaluarën, madje edhe në përvjetorët e tyre. /Telegrafi/

(Foto: Marksman/MEGA)

 

(Foto: Instagram/kobebryant)

 

(Foto: Marksman/MEGA)

 

Exit mobile version