Për konkursin e njohur të fotografisë SIPA – “Siena International Photo Awards 2018” – janë dorëzuar 48 mijë fotografi nga 156 vende të botës.
Kjo është hera e katërt që mbahet ky konkurs fotografie. Ndërkaq, si edhe viteve tjera, imazhet e dërguara janë që nga portretet, bota shtazore, arkitektura, sporti, momente dramatike njerëzore etj.
Nga juria janë përzgjedhur një numër shumë i vogël i fotografive, në garën për 11 kategori.
Fitues është fotografi nga Bangladeshi, K M Asad, që ka kapur një vajzë të grupit etnik Rohingya (fotoja kryesore) – të dëbuar nga politika gjenicoidale e Mianmarit – në një kamp refugjatësh.
Fitues tjerë janë, për kategori të caktuara, janë: Tariq Zaidi, Zac Lowry, David Chancellor, Francisco Negroni, Amos Nachoum, Klaus Lenzen, Sina Falker, Marcel van Balken, David Nam Lip Lee, Saiz Pedro dhe Yinzhi Pan.
Më poshtë mund të shihni fotot më të veçanta të këtij konkursi. /Telegrafi/