Site icon Telegrafi

Fotografitë më të mira nga martesat e vitit 2016 (Foto)

Junebug Wedding nga Shtetet e Bashkuara, ka përzgjedhur edhe këtë vit 50 fotografitë më të bukura nga martesat.

Prej çifteve që pozojnë në maja të maleve, bregdet e deri në shkretëtirë, imazhet që janë kapur kanë kryesisht temën e shëtitjes, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, janë bërë bashkë të dy pasione si udhëtimi dhe pozimi për imazhe të veçanta.

Në “Fotografitë më të mira prej më të mirave të dasmave” të sapomartuarit shihen në përqafim të njëri-tjetrit, ndërsa të pranishmit iu hedhin copëza letre dhe zbrazin shampanjë.

“Kapja e pamjeve nga vendet e ndryshme, i mundëson fotografët të tregojnë profesionizmin e tyre, derisa janë duke shëtitur”, kanë thënë drejtuesit e agjencisë, që merret me organizimin e dasmave dhe japë këshilla të ndryshme për martesë.

Sipas kompanisë, çiftet po përzgjedhin që të bëjnë fotografi kryesisht nga vende të vogla dhe që nuk janë shumë të popullarizuara. /Telegrafi/

Exit mobile version