Drone Awards është konkursi më i rëndësishëm për fotografitë e kapura në lartësi, një projekt i Art Photo Travel Association, kushtuar një zhanri tjetër të fotografisë
Konkursi i këtij viti shpalli së fundmi fotografitë më të mira ajrore, të ndara në gjashtë kategori: abstrakte, natyrë, njerëz, sport, urban dhe jetë e egër.
Më shumë se 4500 fotografi u paraqitën nga fotografë të ndryshëm nga 107 vende.
Fotografitë fituese do të shfaqen në ekspozitën “Sky’s the Limit” në nëntor, në Siena, Itali gjatë Siena Awards Photo Festival.
Fotografi i vitit u shpall Jacek Denaka nga Polonia me fotografinë e titulluar “Një cekëtinë me peshq shumëngjyrësh”, ku duken skiatorë që garojnë në festivalin Bieg Piastow Skiing të organizuar në Jakuszyce, Poloni.
Jamie Link – “Stuhi dëbore në fushën e luftëtarit”, pamje e stadiumit të futbollit në Chicago.
Shihui Liu – “Pasqyra e Tokës”, shkrepur në Parkun Kombëtar Yellowstone në Amerikë, ku shënohet pranvera më e nxehtë në SH.B.A.
Florian Ledoux – “Ushqimi i Balenave Kurrizo”, Antarktida.
Khanh Phan – “Lule në ujë”, një grup grash në Long An, Vietnam, pastrojnë zambakët e ujit për t’i bërë gati nëpër pako, në mënyrë që t’i shesin në treg.
Atle Sveen – “Moment paqësor”, shkrepur në Boligvika, Norvegji.
Ming Li – “Valsi i mbikalimeve”, Foshan City, Guangdong, Kinë.
Florian Ledoux – “Fokat në akull”, foka që qëndrojnë në akull midis foragjereve, Arktik.
/Telegrafi/