Site icon Telegrafi

Fotografitë seksi e pushuan mësuesen nga puna (Foto)

Një asistent/mësuese në Britaninë e Madhe u pushua nga një shkollë fillore, pasi prindërit zbuluan fotot e saj me të brendshme.

Gemma Laird, 21 vjeçe, tha se ajo ka modeluar. Por, prindërit kishin deklaruar se nuk duan që fëmijëve të tyre t’u japë mësim një modele.

21-vjeçarja, që ka një vajzë katërvjeçare, Zofia, tha se u ndje keq.

“Drejtoresha më bëri të ndjehem e pistë, sikur isha një prostitutë. Është qesharake”, tha ajo.

Sipas saj, ajo i ka njoftuar drejtuesit e shkollës që ka qenë modele.

Që kur është pushuar, ajo i është kthyer modelingut. /mapo.al/

Exit mobile version