Site icon Telegrafi

Fotografitë qesharake nga pushimet, që janë popullarizuar për arsye të pazakonta (Foto)

Turistët i kanë shpërndarë fotografitë, që në momentin e fundit kanë marrë kuptim tjetër nga ajo që do duhej të ishte në fokus.

Derisa njëra ka zënë pozën e dëshiruar në breg të detit, në kuadër ka hyrë edhe një burrë që imiton lëvizjet e saj, transmeton Telegrafi.

Deveja ka ndërhyrë në fotografinë e një gruaje dhe e ka kafshuar në kokë, kurse një mjellmë ka dalë para objektit të vjetër. Nuk mungon as peshku që ka kërcyer në drejtim të peshkatarit, apo balena gjigante që ka dalë papritmas nga sipërfaqja.

Sidoqoftë, të gjitha këto pamje, vetëm sa janë bërë më interesante dhe po pëlqehen shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version