Zvicra është aq e bukur saqë edhe në jetë reale duket sikur një fotografi e peizazheve piktoreske.
Mund të jetë shtet i vogël, por ka male magjepsëse, ujëvara frymëzuese, qytete të ruajtura mirë të mesjetës, dhe njërin nga sistemet më të mira të transportit publik në botë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu Zvicra është edhe shtëpi e tri regjioneve të ndara – Gjermanisë, Francës dhe Italisë – që u mundëson vizitorëve të njoftohen me disa kultura njëkohësisht.
Një shëtitje në Appenzell, fshat i vogël në Zvicrën verilindore, është sikurse një rikthim në kohë
Zvicra është qytet më modern. Por, është qytet i vogël, tejet i pastër dhe, mbi të gjitha, i sigurt
Ndër vendet më të mira për ta shijuar pamjen dhe ujin është liqeni ‘Zurich’
Tramvajet e Zvicrës e bëjnë të lehtë shëtitjen nëpër qytet, ndonëse vendi është i lehtë për t’u eksploruar edhe në këmbë
Me lokacion në Zvicrën qendrore, Lucern njihet për urën ‘Kapelbrucke’. Ura është restauruar në vitet e hershme të 90’tave pasi një zjarr e kishte shkatërruar pjesën më të madhe
Alpet e përbëjnë shumicën e Zvicrës, ndërsa maja më e lartë është Dufourspitze, që është pjesë e Monte Rosas – grup i maleve që shtrihen në kufirin e Zvicrës me Italinë
Shumë njerëz udhëtojnë në Zemratt vetëm për ta shijuar pamjen e Matterhornit – njëra nga majat më të magjishme të shtetit
Zvicra pra vërtetë mund të jetë shtet i vogël, por është shtëpi e ujëvarës më të madhe në Evropë. Ujëvara ‘Rhine’ gjendet në liqenin Rhine në veri të shtetit
Rrugët e ngushta të qytetit janë të mbushura me ndërtesa shumëngjyrëshe
Berni, qyteti i ndërtuar përreth liqenit Aare, është kryeqyteti i Zvicrës dhe vendi ku diplomatët dhe parlamentarët e vendit takohen. Qyteti i vjetër ia vlen të vizitohet falë arkitekturës së mesjetës. /Telegrafi/