Telegrafi

Fotografitë që Hillary Clinton do të donte të zhdukeshin (Foto)

Tash kur gara presidenciale në SHBA po i afrohet fundit, dy rivalët, Hillary Clinton dhe Donald Trump po përdorin tërë energjinë në fushatën për t’u bërë banorë të Shtëpisë së Bardhë në Washington, në katër vitet e ardhshme.

Secili nga dy kandidatët po e sulmon tjetrin aty ku më shumë mund ta dëmtojë, kurse në media paraqiten fotografi dhe storje të ndryshme nga e kaluara e dy rivalëve.

Më poshtë mund të shihni fotografitë të cilat kandidatja demokrate, Hillary Clinton nuk do të dëshironte të dilnin në opinion:

Miq të hershëm

Pikërisht, kjo foto është e sikletshme për të dy. Hillary dhe Donald kanë qenë miq prej një kohe të gjatë. Kjo nuk fshihet dot!

Takimi i dy Billëve

Bill Cosby është kaq toksik për sytë e publikut këto kohë, saqë edhe një foto e pafajshme me të mund të fusë në telashe Bill Clintonin.

O Zot! Çfarë ka bërë Billi këtë herë

Hillary Clinton duket sikur sapo ka zbuluar një tjetër prej të “pabërave” të Bill Clintonit.

Kjo fotografi do të të ndjekë gjithë jetën, z.President!

Bill Clinton shtrëngon duart me pseudo-diktatorin rus, Vladimir Putin.

I parashikueshmi Bill

Bill, ti je gjithmonë presidenti ynë i preferuar… ne gjithmonë e dimë si do të reagoje në cilëndo situatë.

Dashuri dinastishë

Cfarë bën një dinasti politike, kur takon një tjetër dinasti politike? Sigurisht, bëjnë sikur e pëlqejnë njëra-tjetrën.

Më shumë dashuri dinastishë

Bush: “A mund ta besosh që ata zgjodhën babanë tim e pastaj mua?!” Bill: “A mund ta besosh që ata zgjodhën mua dhe tani do të zgjedhin time shoqe?! Më duhet një dëshmitar?”

Sytë bredharakë

Duket sikur sytë e Hillary Clintonit po bredhin diku. Kamera është këtej, Znj. Clinton!

Billi mbetet gjithmonë Billi

A mund t’i vësh faj? E dimë tani se cfarë lloj burri është… a duam vërtetë ta ndryshojmë? A e imagjinoni dot sa të mërzitshme do të ishin lajmet?

Me klas, z.President, me shumë klas!

Të paktën Monika Levinski nuk mund të thotë se Bill Clintoni harroi ditëlindjen e saj.

A është frikë ajo në sytë e saj?

A mund të jetë frikë kjo, në sytë e gruas së parë, që ka një shans të madh të bëhet gruaja më e pushtetshme në botë?

Bill, Hillary, Donald…

Pikërisht. Clintonët dhe Trumpi janë miq.

Po të mos isha amerikane, do të isha princeshë saudite

Dashuria e Hillary Clintonit për Arabinë Saudite është pak a shumë si dashuria e saj për pushtetin. Nuk jemi të sigurtë nëse shprehja e vetëkënaqësisë në fytyrën e saj është gjë e mirë apo e keqe.

Fajkua lufte

Hillary Clinton fare mirë mund ta ketë shpikur termin Fajkua lufte. Ajo e do aq shumë luftën, saqë edhe Pentagonin e bën nervoz. /bota.al/