Gazeta britanike The Mirror i ka publikuar fotografitë nga dalja e fundit të yllit të muzikës pop, George Michael.
Në këto imazhe, ai shfaqet duke darkuar me miqtë e tij dhe shihet se kohëve të fundit kishte shtuar disa kilogramë, transmeton Klan Kosova.
Vdekja e Michael thuhet se ka ardhur nga pamjaftueshmëria e zemrës, ndërsa ia ishte 53 vjeç.
Familjarët kanë thënë se kërkojnë nga fansat mirëkuptim dhe t’i lënë të qetë në këto ditë të vështira.