Site icon Telegrafi

Fotografitë nga Australia para dhe pas zjarrit tregojnë shkatërrimin e madh që i është bërë këtij vendi

Flakët që kanë shkatërruar Australinë me muaj, kanë shkatërruar shtëpitë dhe kanë fshirë qytete të tëra.

Që prej fillimit të sezonit të zjarrit 2019, në të gjithë vendin janë vrarë 26 persona dhe janë djegur mijëra shtëpi, transmeton Telegrafi.

Rreth 800 milionë kafshë kanë ngordhur nga tymi dhe zjarri i madh në Australi. Ky numër përfshin zogj, zvarranikë dhe gjitarë, përveç lakuriqëve. Insektet dhe bretkosat gjithashtu përjashtohen nga lista, që do të thotë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.

Sidoqoftë, siç thoshte dikur Josef Stalin, “Vdekja e një … është një tragjedi. Vdekja e miliona është një statistikë”.

Pra, për t’ju ndihmuar të kuptoni shkatërrimin e zjarreve, këtu është një listë e fotografive para dhe pas zjarrit nga zonat e prekura.

Ekologët kanë shqetësime të mëdha për të ardhmen e jetës së egër unike dhe të rrezikuar në ishullin Kangaroo. Atje, zjarret kanë vrarë tashmë mijëra koalë.

Zjarret në ishull kanë shkatërruar 155,000 hektarë tokë, rreth një e treta e gjithë zonës së ishullit. Shumica e flakëve kanë goditur zonat biodiversale perëndimore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version