Site icon Telegrafi

Fotografitë më bizare të partnerëve që po presin të bëhen prindër (Foto)

Shtatzënia është një moment që e presin të gjitha çiftet që janë në lidhje të lumtur, andaj ata duan ta mbajnë mend në formën më të mirë që është e mundur.

Mirëpo, shfaqja e barkut të fryrë krahas një arme të gjatë, apo duke e lëpirë kali, nuk duket se është në mesin e veprimeve që pëlqehen, transmeton Telegrafi.

Prej babait që tregon se ka bark po aq të fryrë sa edhe nëna, te çifti që me kostume janë zhytur në ujë, janë disa nga veprimet më të pazakonta.

Nuk mungon as nëna e ardhshme që është mbështjellë me dritat dhe shiritat e bredhit. Një tjetër e ka vënë kordelen dhe e ka kthyer barkun në dhuratë, si dhe partnerët e çuditshëm që duket sikur janë partner vallëzimi.

Në imazhet e postuara më poshtë, janë disa nga rastet më të çuditshme për njoftimin e shtatzënësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version