Site icon Telegrafi

Fotografitë më mbresëlënëse të botës pa praninë njerëzore për shkak të pandemisë

Për javë të tëra në disa vende, dhe me muaj në vende të tjera, më shumë se gjysma e popullsisë së botës është izoluar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Si pasojë, vendet që ishin përplot me njerëz mbetën bosh, duke zbuluar një bukuri që më parë mbeti e kishte fshehur, transmeton Telegrafi.

Imazhet të ndryshme tregojnë vende nga planeti ynë, përfshirë Nju Jorkun dhe New Delhi, si dhe hapësirat e tokës në Kaliforni, Evropë dhe Kinë – rajone që më herët ishin të goditura fort nga ndotja e ajrit.

Të marra pas një mbyllje ndërkombëtare për të frenuar pandeminë, imazhet janë ilustrime të qarta se si veprimtaria njerëzore ndikon në mjedis – dhe e mira që vjen kur ndalemi.

Pavarësisht nga ato që duken si një lajm i mirë për planetin , shkencëtarët thonë se ndikimi i coronavirusit mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shmangur fatkeqësinë ekologjike të afërt.

Megjithatë, fotografitë e mëposhtme flasin vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version