Telegrafi

Fotografitë e reja të Galaxy S III

Përveç specifikave të cilat askënd nuk e lënë pa bërë wow, dukja e pajisjes së re do të duhej të vendoste standarde të reja për Samsung, por edhe tërë industrinë e telefonave të mençur. Së paku kështu mendojnë adhuruesit e linjës së Samsung.

Edhe derisa të gjitha specifikat e përmendura janë vetëm supozime, portalet dhe bllogjet po shtyhen se kush do të tregoj fotografi sa më reale të pajisjes dhe të shpërhap bindjen se bëhet fjalë pikërisht për Galaxy S III. Disa burime përmendin rezolucionin HD, e disa të tjerë atë FHD, por pjesa më e madhe pajtohen me thashethemet për dukjen e përgjithshme të pajisjed, të cilin e konfirmon edhe fotografia më e re në Reddit. Gjykuar sipas kësaj fotografie të flayerit promocional, billboardit ose ndonjë gjëje tjetër, ekrani 4.8-inçësh i pajisjes (i cili mund të ndodhë të ketë 1080 piksel gjerësi) do të duhej të shkonte nga skaji në skaje të pajisjes, së bashku me një kornizë të hollë. Anash do të ndodhet një tast për kamerën dhe një për altoparlant.

Vetë paraqitja e Samsung Galaxy S III pritet të mbahet gjatë prillit, por informatat e reja përmendin 22 majin si ditë e lumtur për të gjithë adhuruesit e Androidit. Por, nga një mori e informatave të pakonfirmuara, është vështirë të dallohen ato të besueshmet, kështu që është më mirë të presim dhe të ia lëmë Samsung që të bëjë lajmërimin përfundimtar. /Telegrafi/