Site icon Telegrafi

Fotografitë e përbashkëta ngritin edhe më tepër dyshimet për një lidhje të mundshme mes Eros Grezdës dhe modeles spanjolle Nicole Bohorquez

Ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje të mundshme mes futbollistit shqiptar Eros Grezda dhe modeles spanjolle, Nicole Bohorquez.

Dilema dilluan në gusht të vitit të kaluar, ku dyshja shkëmbenin komente të ndryshme përkëdhelëse në fotografitë që njëri-tjetri publikonin në Instagram.

E kur jemi te Instagrami, duket se bukuroshja spanjolle nuk i ka të pakta fotografitë me sportistin nga Gjakova.

Foto: Nicole Bohorquez/Instagram

Në disa prej imazheve që ajo ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, Nicole mund të shihet në afërsi të madhe me Eorisn, duke ngritur dyshimet se thashethemet për një lidhje mes tyre mund të jenë të vërteta.

Lexo po ashtu Shkëmbimi i komenteve me bukuroshen spanjolle, nxit spekulimet për një lidhje të re të Eros Grezdës

Sido që të jetë, dyshja duken mjaft të rezervuar për jetën private, teksa hera e vetme kur Grezda foli për këtë pjesë, ishte në një intervistë të vitit të kaluar për Sport Magazine.

Foto: Nicole Bohorquez/Instagram

Aso kohe ai kishte folur mbi ndarjen nga modelja shqiptare Oriola Marashi, duke thënë se ishte penduar që një lidhje të tillë e kishte bërë publike.

Foto: Nicole Bohorquez/Instagram

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, ishte shprehur Eros Grezda. /Telegrafi/

Eros Grezda dhe Oriola Marashi (Foto: Arkiv)
Exit mobile version