Sulmi terrorist në Stamboll deri më tani ka lënë të vdekur 50 persona dhe 106 të lënduar.
Tashmë dihet se tre persona kanë bërë shpërthimet në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”.
Mediat kanë publikuar një fotografi të një kamikazi para se të ndodh shpërthimi, i cili mban në dorë armë, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve turke sulmi ka mundur të jetë edhe më kobshëm pasi merret vesh se është organizuar prej shtatë personave.
Vlen të ceket se deri më tani dihet se dy prej kamikazëve kanë kryer vetëvrasje. /Telegrafi/
Close #photos for one of Ataturk airport suiciders holding an AK-47 moments before blowing himself up.. #Turkey pic.twitter.com/FZsOFijPn2
— Rami (@RamiAILoIah) June 28, 2016