Nëse fotot janë reale, Google Pixel 5 vjen me një surprizë që do të nënkuptojë një hap prapa.
Ndërsa Google Pixel 4a po vazhdon të mos dalë në treg, janë shfaqur fotografitë e para që supozohet se tregojnë Google Pixel 5, transmeton Telegrafi.
Në përgjithësi, Google Pixel 5 i supozuar po shfaqet pak a shumë si versionet e mëparshme dhe ndryshimet nuk janë të mëdha, veçanërisht me rregullimin e vendosjes së kamerës në anën e pasme. Detajet e tjera të kamerës nuk u bënë të njohura.
Në pjesën e përparme, Google Pixel 5 bazohet me sa duket në Pixel 4a, dizajni i të cilit gjithashtu ka dalë në pah. Në përputhje me rrethanat, Pixel 5 vjen me një vrimë të vogël në të cilën është fshehur kamera selfie. Madhësia e ekranit është dhënë si 5.78 inç.
Dhe sapo dolën fotot në internet, filloi një diskutim mbi vërtetësinë e fotove.
Not the design everyone was expecting but still the first look of #Google #Pixel5 based on leaked CAD drawings. + 4k video + dimensions. Enjoy guys!
Thanks to my partners at @pigtou_ – https://t.co/L3t4dnaFnU
p.s. this is not a cancelled Pixel 4a XL pic.twitter.com/xbYC0teUWO
— xleaks7 (David Kowalski) (@xleaks7) July 6, 2020
Data e lëshimit të këtij telefoni të mençur pritet të jetë fundi i vitit 2020.
Për sa i përket sa do të paguani, çmimi i Google Pixel 5 ka të ngjarë të jetë me të njëjtin çmim ose pak më i lartë se Pixel 4, pra ju duhet të paguani rreth 800 euro për një telefon të tillë. /Telegrafi/
NO FREAKIN' WAY @madebygoogle!!! 😂https://t.co/eT3VlWC4Hf#Google #Pixel5 #Pixel5XL by @frontpagetech @jon_prosser pic.twitter.com/eRSGIyijxe
— Steve H.McFly (@OnLeaks) February 14, 2020