Telegrafi

Fotografitë e para që tregojnë se si mund të duket Golf 8

Kompania gjermane e veturave Volkswagen ka njoftuar se gjenerata e re e Golfit do të jetë e gatshme deri kah qershori i këtij viti, megjithatë askush nuk ka menduar se do ta ketë rastin ta shoh para kohe se si do të duket.

Por, duket se prodhuesit gjerman i ka “dalë” nga garazhi një veturë, që në shikim të parë duket të jetë modeli i ri i veturës legjendare të cilën e ka fotografuar në rrugë një përdorues i Instagramit, transmeton Telegrafi.

Llogaria johannes,vag ka postuar dy fotografi të veturës që duket të jetë gjenerata e tetë e Golfit, që ishte parkuar afër një lokali të McDonalds.

Në shikim të parë duket vërtetë si Golfi, por disa linja ngjasojnë edhe me modelin e ri të Polos. Volkswagen Golf është në treg që nga viti 1974, dhe konsiderohet si një nga veturat më të suksesshme që janë prodhuar në Evropë.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, Golf pritet të nxjerr në treg versionet hibrid dhe plotësisht elektrik, derisa versioni GTI dhe R kanë zgjuar interesim të madh tek të gjithë ata që janë adhurues të kësaj veture gjermane. /Telegrafi/