Telegrafi

Fotografitë e mahnitshme që e shfaqin vallëzimin e lashtë tajlandez (Foto)

 

Nuttawut Jaroenchai i ka bërë këto fotografi në Ayutthaya të Tajlandës, ku shfaqen pjesëmarrësit me veshje në vallëzimin shekullor.

Ky projekt është organizuar në përpjekje që të joshen të rinjtë, të cilët çdo ditë e më pak po e praktikojnë këtë lojë të lashtë tradicionale, transmeton Telegrafi.

E njohur si Khon, kjo rutinë është cilësuar si shtyllë e kulturës tajlandeze për shekuj me radhë.

Përmes kësaj tregohet historia, se si Phra Ram lufton me mbretin e demonëve Thotsakan, i cili ia kishte rrëmbyer gruan Nang Sida. Gjatë përleshjes, ai ndihmohet nga mbreti majmun Hunuman dhe e rikthen bashkëshorten.

“Vetëm pak njerëz e praktikojnë këtë vallëzim, ndërsa ka vendas që nuk e dinë se ekziston. Desha ta sjellë te publiku i rutinën historike dhe me shumë vlera artistike”, ka thënë Jaroenchai.

Dikur, Khon është luajtur vetëm për familjen mbretërore, sepse është konsideruar shumë e çmuar, por me kalimin e kohës është popullarizuar edhe në masë.

Duke marrë parasysh se është shumë e vështirë të luhet dhe interesimi për vallëzimin ka rënë, kjo lojë është pothuajse në zhduke.

Që një valltar të bëhet pjesë e trupës, duke duhet të mësohet nga mosha 13 deri në 23-vjeçare. /Telegrafi/