Telegrafi

Fotografitë e ish-kampionit Ali Pllana vijnë në ekspozitën “Pressura” të Tiranës përmes artistit Korab Basha

Në Tiranë është mbajtur ekspozita “Pressura”, pranë Amfiteatrit të Universitetit të Arteve në sheshi “Nënë Tereza”.

Fotografët apo artistët e angazhuar në projekt, zhvilluan një sens thellësisht të orientuar drejt narracionit (storytelling) si një mjet sa antik aq edhe modern, për të treguar realitetin shpeshherë kompleks të rajonit tonë.

Në mesin e artistëve pjesëmarrës ka qenë edhe fotografi i njohur nga Kosova, Korab Basha.

Ai ka prezantuar fotografitë artistike që ia ka realizuar ish-kampionit jugosllav Ali Pllana.

Ish-kampioni në Ish- Jugosllavi, Ali Pllana, prindër i dy djemve dhe një vajze, tash 81 vjet tregon se si ishte njëri ndër shenjtarët më të mëdhenj në Ish Jugosllavi!

Krahas imazheve të shkrepura nga artisti Basha, ai tregon momentin më të mirë të jetës së tij!

“Unë iu ndihmoja pjesëtarëve të UÇK-së që të iu rikuperoj snajperët dhe iu ndihmoja materialisht, unë nuk kam gjuajtur asnjëherë në kuadër të UÇK-së por vetëm i centiroja snajperët. E bëja këtë punë me një dashuri te madhe”, ka treguar Pllana.

Ekspozita e fotografit Korab Basha është pëlqyer shumë nga vizitorët, duke pranuar komplimente të shumta. /Telegrafi/

Fotografitë që fotografi Basha ia ka realizuar ish-kampionit Ali Pllana: