Telegrafi

Fotografitë e fundit intensifikojnë spekulimet për martesën e fshehtë të Emma Stone

Dave McCary dhe Emma Stone (Foto: Coleman-Rayner/DailyMail)

Emma Stone dhe i fejuari i saj, Dave McCary, janë fotografuar duke mbajtur unaza në gishtërinjtë e tyre gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.

Fotografitë e publikuara nga DailyMail.com kanë nxitur dyshimet se çifti mund të jetë martuar në një ceremoni sekrete.

Aktorja 31 vjeçare dhe komiku 35 vjeçar u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa njoftimin e kishin bërë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

(Foto: Coleman-Rayner/DailyMail)

Ata kishin planifikuar të martoheshin kah mesi i muajit mars të këtij viti, mirëpo dasma është anuluar si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Thashethemet se ata janë martuar në fshehtësi qarkullojnë që nga muaji mars, ndërsa pas fotografive të fundit spekulimet janë intensifikuar. /Telegrafi/

(Foto: Coleman-Rayner/DailyMail)