Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, kanë postuar disa fotografitë që i kanë realizuar në tualetet publike, që janë interesante dhe të pështira në të njëjtën kohë.
Në imazhet e mëposhtme nuk tregohet identiteti i tyre, por gjërat e pazakonta që i kishin me vete, transmeton Telegrafi.
Derisa njëri kishte marrë qenin, tjetri kishte pistoletën, ndërsa një tjetër vendosi hamburgerin në dysheme pa asnjë mbështjellje mbrojtëse.
I çuditshëm është njëri që ka veshur çorape me sandalla, teksa i ka hequr tërësisht pantallonat për të kryer nevojën.
“Mendoja se vetëm unë kam përjetuar ngjarje të pazakonshme në tualet, nuk paskam parë asgjë deri më tani” është një koment për imazhet që kanë marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/