Site icon Telegrafi

Fotografitë e bëra nga këndvështrimi i një fëmije të vogël (Foto)

Timothy Jones nga Bristoli i Anglisë, ia ka dhënë djalit të tij Stan një aparat fotografik dhe e ka lënë të lirë të shkrep imazhe.

Në fund është parë rezultati me pamjet e mahnitshme, ku shihet mënyra se si sheh një 19 muajsh, transmeton Telegrafi.

Këmbë të karrigeve dhe tavolinave, tapete dhe njerëz pa koka janë fotografitë që i ka bërë fëmija.

“Më së shumti i ka fotografuar këmbët e veta në dysheme, si dhe mënyrën se si na sheh neve”, ka thënë Jones.

“Nuk mbaj në mend se çfarë kam parë kur kam qenë në moshë të tij, andaj mendova se do të ishte kujtim i bukur për Stan, kur të rritet dhe i sheh këto”.

Shikoni imazhet e mëposhtme, që të shihni se si duken gjëra nga këndvështrimi i një vogëlushi. /Telegrafi/

Exit mobile version