Telegrafi

Fotografitë bizare ku bebeve i janë shtuar të gjithë dhëmbët, sikur i kanë të rriturit

Bebet dalin këndshëm në fotografi, megjithëse disa prej tyre janë me rrudha dhe shumë të skuqur, andaj përdoren kapela, fjongo apo filter të ndryshëm, që të duken mirë.

Amy Haehl nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, është fotografja që ka bërë editimet e çuditshme, në fotografitë bizare ku bebet duket sikur i kanë të gjitha dhëmbët, transmeton Telegrafi.

“Ndjehem sikur të gjithë jemi të rrethuar me shumë gjëra negative, andaj desha të bëja diçka që do t’i bënte njerëzit të qeshin” ka thënë fotografja Haehl.

Shtimi i dhëmbëve sikur i kanë të rriturit, shumë shikues i ka bërë të thonë se do kanë ankthe natën kur t’ju kujtohen, ndërsa të tjerë mendojnë se janë shumë të mira. /Telegrafi/