Telegrafi

Me fotografinë e Adem Jasharit në Tiranë, Rama: 68 vite më parë erdhi në këtë botë, mu në ditën e flamurit kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përjkutuar komandantin legjendar, Adem Jashari në datën e lindjes së tij.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit.

Përmes këtij postimi, Rama publikoi një nga fotografitë e Adem Jasharit të bërë vite më parë në qendër të Tiranës.

“68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/