Site icon Telegrafi

Fotografimi në formë dërrase

Në internet po bëjnë xhiro fotografi të e australianit Simon Carville i cili në pozitë dërrase u fotografua lakuriq në duart e një statuje në bregdet.

Tek të rinjtë ky stil i ri fotografimi është bërë shumë i popullarizuar. Por për fat të keq janë shënuar ngjarjet e para tragjike.

Australiani 20 vjeçar Acton Beale ra nga ballkoni i banesës së tij në Australi dhe vdiq, duke u përpjekur të marrë një pozë të tillë. Ata që kanë provuar këtë stil fotografimi thonë se është argëtuese. Megjithatë, shumë tërheqin vërejtjen për rreziqet që sjell ky stil i pazakontë pozimi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version