Telegrafi

Fotografia simbol e infermieres italiane: Pushon 5 minuta për t’u rikthyer “në vijën e parë”, për të luftuar coronavirusin

Një infermiere e rraskapitur pushon 5 minuta, duke vendosur kokën në një fletë të palosur në një tavolinë para kompjuterit.

Kjo është fotografia që është shpërndarë në internet, e cila tregon situatën në të cilën po ballafaqohet, si kjo infermiere dhe shumë të tjera në Itali.

Bëhet fjalë për një infermiere e cila kishte gjetur pak kohë për të rikuperuar ca energji dhe për t’u rikthyer “në vijën e parë”, për të luftuar coronavirusin, pikërisht më 8 mars.

Fotografia, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, është bërë në spitalin e Kremones, siç raportohet nga Il Quotidiano Italiano, një nga strukturat e vëna në gatishmëri në këto ditë urgjente.

Lexo po ashtu Situatë alarmante: Rreth 100 persona gjejnë vdekjen për një ditë nga coronavirusi në Itali

Ndryshe, siç ishte raportuar më herët, rreth 100 persona kanë vdekur për një ditë nga coronavirusi në Itali, duke e çuar numrin në 463.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Mbrojtjes Civile dhe Komisioneri i Emergjencave, Angelo Borelli, pasi deklaroi se 97 persona ndërruan jetë të dielën.

Ai ndër tjerash ka thënë se numri i të prekurve për një ditë është rritur në 1,598, ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 7,985.

Kujtojmë se rajonet më të prekura në Itali, është ai i Lombardisë dhe Venetos. /Telegrafi/