Ciara vërtet ka lënë koncertet në skena, për shkak të shtatzanisë por jo performancat që vetëm ajo di ti bëjë.
Me një këngë të Whitney Houston, 31vjeçarja kërcen në shtëpi dhe videon e hedh në Twitter. Reagimi? Qindra komente e mijëra pëlqime.
Por nuk mjaftohet me kaq, Ciara sjell foto familjare nudo, të vetes, djalit, Future, bashkëshortit, Russell edhe pse ky i fundit duket shumë pak.
Të gjithë janë të gëzuar për mbërritjen e bebit dhe këngëtarja teksiane di si t’i tregojë emocionet qoftë përmes videos, qoftë përmes fotove, kjo një prej tyre është pëlqyer aq shumë sa është shpërndarë në internet nga shumë fansa. /Telegrafi/