Telegrafi

Fotografia që u bë gaz i botës (Foto)

Fletëpalosjet janë publikuar tek zgjedhjet paraprake në Iowa, ku Bush ka mbetur prapa në garën në krahasim me rivalin e tij në parti, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Aty shkruan: "Përse Jeb?" – pamje të cilat menjëherë u bënë një sensacion në internet.

Mediat e huaja shkruajnë se ky gabim erdhi më shumë si një formë e lënies pas dore se sa si një formë e manipulimit.

Ato shtojnë se trupi i tij ishte "prerë" nga fotoja e cila ishte bërë me disa nga votuesit potencialë, dhe dizajneri nuk ka vënë re se dora e tij e majtë – për shkak të hijes – duket si e zezë. /Telegrafi/