Site icon Telegrafi

Fotografia që tregon mesazhet e dërguara nga djali i “frikësuar”, nënës së tij – gjatë të shtënave në një shkollë në SHBA

Një fotografi tregon një varg mesazhesh të tmerruara që një nënë mori nga djali i saj të mërkurën në mëngjes gjatë të shtënave në shkollën e tij të mesme në Arlington, Teksas.

Katër persona u plagosën nga të shtënat, përfshirë tre të cilët u shtruan në spital dhe i dyshuari u dërgua në paraburgim.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një pamje e mesazheve, u bë shpejt virale brenda pak orësh pasi u postua.

“Mami ka të shtëna armësh. Mami ndihmo”, i dërgoi studenti mesazh mamasë së tyre kur plasën të shtënat.

Tekstet u dërguan në orën 9:15 paradite të mërkurën, në të njëjtën kohë kur policia iu përgjigj një thirrjeje për një të shtëna të raportuara në katin e dytë të Shkollës së Mesme Timberview.

Zyrtarët besojnë se të shtënat mund të kenë ndodhur pasi dy studentë filluan të zihen në klasë, dhe i dyshuari, 18-vjeçari Timothy George Simpkins, nxori një armë.

“Mami kam frikë”, i shkroi djali, gruas.

Pasi ajo pyeti nëse ishte i sigurt, ai u përgjigj: “IDK [nuk e di] mami”.

Disa prindër i thanë CBS Dallas-Fort Worth se kishin marrë mesazhe të ngjashme nga fëmijët e tyre që ishin në Timberview në kohën e të shtënave.

Incidenti i së mërkurës shënon ngjarjen më të fundit në një sërë të shtënash me shkolla në SHBA në vitin 2021.

Sipas EducationWeek, ka pasur 22 të shtëna në shkollë që rezultuan me të plagosur ose vdekur që nga 1 janari.

Ato incidente kanë rezultuar në vdekjen e gjashtë personave, përfshirë katër studentë dhe 31 të plagosur.

Më shumë se gjysma e të shtënave kanë ndodhur që kur filloi periudha e vjeshtës. /Telegrafi/

Exit mobile version