Site icon Telegrafi

Fotografia që po turpëron Argjentinën (Foto)

Një foto shokuese që tregon një vajzë të vogël të ulur në gjunjë duke pirë ujë nga një pellg i ndotur, në një zonë të varfër të Argjentinës, ndërkohë që temperaturat shkojnë në 38 gradë celsius është bërë virale brenda një kohe të shkurtër

Vajza e vogël, nga komuniteti indigjen Mbya Guarani, lypte për të holla bashkë me fëmijë të tjerë gjatë ditës në qytetin e Posadas.

Fotoja, përcjell GSH, është shkrepur nga një gazetar lokal dhe është postuar online nga vullnetari i UNICEF për Argjentinën, Migue Ríos duke u shpërndarë brenda një kohe të shkurtër në të gjithë botën.

Exit mobile version